14.5 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Kjo është dhurata që Zelensky ia dhuroi Papës

- Advertisement -

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është takuar dje me Papa Leo XIV pas meshës së tij të inaugurimit.

Si pjesë e takimit të tij me Papën, Volodymyr Zelensky i dhuroi atij një imazh të Marisë dhe Jezusit të pikturuar në një pjesë të një arke që ruante predha artilerie në vijën e frontit.

“Për shumë kombe, imazhi i një nëne dhe fëmije është një simbol i jetës që duhet të mbrohet”, tha Zelensky, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, i dhuruam Papës Leo XIV një ikonë të veçantë – Nënën e Shenjtë me Foshnjën, të pikturuar në një fragment të një arke të përdorur për të ruajtur municione të artilerisë së rëndë”.

“Kjo ikonë flet për fëmijët tanë. Për ata që kanë vuajtur nga lufta. Ne lutemi për jetën e të gjithë fëmijëve tanë të deportuar dhe shpresojmë për mbështetjen e Vatikanit në këtë çështje, në mënyrë që të gjithë ata, si fëmijët ashtu edhe të burgosurit ukrainas, të mund të kthehen në shtëpi”, është shprehur tutje ai.

 

Të ngjashme

Të fundit