Më 19 gusht është caktuar seanca e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën duhet votuar iniciativa për mosbesimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.
Seanca e gjashtë e jashtëzakonshme në vitin 2022 do të mbahet më 19 gusht (e premte) 2022, raporton rtcg.
“Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, me fillim nga ora 11:00”, është mesazhi që deputetët kanë marrë nga Shërbimi Profesional i Kuvendit të Malit të Zi.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme kryetarët e grupeve parlamentare të DPS-së, SDP-LP-së, SD-së dhe DUA-së kanë dorëzuar në Kuvend një iniciativë për votëbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.