Psikologët dhe ekspertët e shëndetit mendor besojnë se dhembshuria/empatia është karakteristika që i bën të tjerët “të magjepsen” nga ne.
Kur flasim për dhembshuri, nuk nënkuptojmë thjesht të ndihemi të trishtuar për dikë ose një situatë, por të zhvillojmë një lidhje të thellë me të tjerët, pa u fokusuar në atë se si duken, kush janë ose nga vijnë.
Në thelb, ekspertët e kuptojnë dhembshurinë si lidhjen me tjetrin, interesin dhe mirëkuptimin që tregojmë, pa gjykuar.
Dhembshuria: Tipari kryesor që duhet të zhvillojmë
Pikëpamja e mësipërme mbështetet edhe nga shkenca. Sipas një studimi të vitit 2019 nga Universiteti i Karolinës së Veriut, shfaqja e dhembshurisë dhe sjelljes së mirë na rendit lart në listën se sa të dëshirueshëm jemi në sytë e të tjerëve.
“Kjo bën sens,” thotë Eva C. Klohnen, profesore psikologjie. “Biologjikisht, ne jemi të tërhequr nga njerëz që tregojnë ndjeshmëri dhe dhembshuri. Të gjithë duam të na duan dhe të na kuptojnë”, shkruan Marie Claire.
Një tjetër ndikim pozitiv i kësaj sjelljeje është se na bën të dukemi më të rinj. Si? Zakonisht, treguesit e plakjes së ADN-së zvogëlohen gjatë jetës. Gjatësia e tyre mund t’u japë shkencëtarëve të dhëna se sa vjeç është dikush, por edhe sa shpejt po plaket.
Në studimin e vitit 2019, shkencëtarët krahasuan gjatësinë e treguesve të ADN-së të njerëzve që meditonin me qëllimin për t’u bërë më të sjellshëm dhe të qetë me ata që nuk e bënin këtë. Siç rezultoi, treguesit e atyre që praktikonin sjellje më të dhembshur nuk u ulën apo u tkurrën aspak, ndryshe nga të tjerët.
Studiuesit arritën gjithashtu në përfundimin se njerëzit që u përqendruan në zhvillimin e ndjeshmërisë ndaj të tjerëve treguan më shumë optimizëm, kishin nivel më të ulët të stresit dhe ishin më pozitivë për jetën në tërësi.
Si mund të tregoni më shumë dhembshuri dhe ndjeshmëri?
Ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të treguar më shumë dhembshuri dhe për të ndryshuar mënyrën se si e shihni jetën:
1. Mendoni për një person që e doni shumë.
2. Lëreni dhembshurinë të “përqafojë” trupin tuaj. Ndjeni thellë ndjenjën e ngazëllimit që ju pushton kur arrini të ruani qetësinë dhe harmoninë me të tjerët.
3. Mbushni shtëpinë tuaj me gjëra që ju falin qetësi. Lulet, mobilet dhe dekorimet mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.
4. Shkruani një letër sikur po flisni me një të afërm, për atë që keni në mendje ose për një bisedë që keni bërë, citon Anabel.
5. Përpiquni të vendosni veten në vendin e bashkëbiseduesit ose të një të huaji përpara se të gjykoni vendimet ose reagimet e tyre.