Big Brother Vip Albania, reality show më i ndjekur në ekranet mbarë shqiptare nisi mbrëmë. Që në start, shtëpia solli për publikun surpriza dhe emocione.
Por, në mesin e emrave VIP që u futën në shtëpinë e BBVA mungojnë ata nga Kosova.
Në Big Brother Vip u fut vetëm një banore nga Kosova. Ajo është këngëtare dhe emri i saj është Ariana.
Ariana Plakiqi, e njohur me emrin artistik “Ari Blue” jeton në Gjermani, por karrierën muzikore e ka nisur në Kosovë, shkruan Insajderi.
Ndër këngët më të njohura të saj është ajo e publikuar më datë 31 Mars 2017, e titulluar “So Problem”.
Kënga tjetër që bëri bujë të madhe poashtu është edhe ajo e titulluar “Liar”, që numëron mjaft shumë klikime në Youtube.
Emrat e tjerë, VIP që iu bashkuan këtij reality show janë: Kiara Tito, Dea Micheli, Gent Hazizi, Armaldo Kllogjeni, Olta Gixhari, Efi & Mikela, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj, Ronaldo Sharka, Kejvina Kthjella, Tea Trifoni, Luis Ejlli, Amos Zahari dhe Krist Dragoti.
Ndryshe, spektakli do të jetë çdo të shtunë dhe të martë në ekranin e Top Channel.