-0.4 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Kjo është agjenda e kryeministrit Kurti për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ditën e nesërme kur shënohet 14 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do ta fillojë me vendosje kurorash tek kompleksi Adem Jashari në Skenderaj nga ora 09:10.

Kurti do të vendosë kurora lulesh edhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova në ora 10:30, e më pas edhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi.

Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në ora 11:00 në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, nga ora 14:00 shefi i qeverisë do të marrë pjesë në përurimin e librit “78 Ditë Bombardime të NATO-s”.

Agjendën e ditës së nesërme kryeministri Kurti do ta përfundojë me koncert në Kino Armata në kryeqytet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit