-3 C
New York
Thursday, January 1, 2026

Buy now

Kishte ndalur ‘sanksione’ ndaj tij, Osmani do shpagimin e borxheve që i ka Kurti me ‘rizgjedhjen’ Presidente

S’e kishin marrë as në telefon sepse ishte “larg, në Amerikë”.

Kështu Glauk Konjufca u pati thënë gazetarëve në maj të 2024-ës pas shpërthimit të parë të Vjosa Osmanit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Kompetencat kushtetuetshmërisht të saj, ia kishte marrë Donika Gërvalla.

Osmani ishte shprehur e institucionalisht e indinjuar, kur si shefe e politikës së jashtme e kodifikuar në Kushtetutë të Kosovës, ish-bashkëpartiakja e vet, Donika Gërvalla, kishte dërguar letër KiE-së (absurdshëm, edhe në adresë të gabuar) se “po shkruajm draft-Statut të Asociacionit”.

Ishte koha e (mos)pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“E dini ju kush e ka ofru Asociacionin pesë minuta në 12”, pati thënë plot kritikë ndaj qeverisë, Vjosa Osmani në “Kallxo.com”.

Fjalët i kishte prerë dhe formuluar se tash ka një çarje serioze mes saj dhe pushtetit ekzekutiv.

I pati thënë intervistueses së vet se “nuk më heqin qafesh aq lehtë”.

Pastaj e pati ngjitur foltoren e Kuvendit të Kosovës, me Albin Kurtin përmbrapa, me të cilin as s’u përshëndet, as s’u shikuan, dhe as prenë rrugët: para dhe pas fjalimit.

“Bixhozi me aleanca”, që ajo e pati thënë në foltore pati treguar masën dhe shkallën e prishjes së raporteve Kosovë – ShBA.

  • “(…) dhe investim në një të ardhme ku Kosova do të jetë anëtare e barabartë në komunitetin euroatlantik të kombeve të lira. Aleancat janë për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik, luajtja bixhoz me to apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtjen e Republikës sonë”.

Por, edhe muaj e muaj para kësaj, Vjosa Osmani në dhjetor të 2023’ës, pati treguar që ka ndalur “sanksione shumë më të mëdha ndaj individëve dhe shtetit”.

Këtu fjalën e kishte pasur për Albin Kurtin dhe Xhelal Svçelën. Kur intervistuesi në RTV21 e pyet “ a e keni fjalën për zotin Kurti?”, ajo nuk e mohon, por e kalon si “nuk dua të flasë me emra të përvetshëm”.

  • “Jam angazhuar që nga ajo ditë (26 maji, 2023) që të parandaloj shumë masa më të rrepta; partnerët tonë i dinë shumë mirë çfarë masa kanë qenë të planifikuara dhe sa biseda i kemi bërë çdo ditë e çdo natë. Nga 24 orë kam punuar që të parandalohen masa shumë më të ashpra edhe ndaj shtetit tonë edhe ndaj individëve”.

Osmani ishte ajo të cilës telefoni i binte nga Shtëpia e Bardhë dhe nga Fundi i Mjegullt: ajo u quajt edhe “garanca e marrëdhënieve Kosovë – ShBA”, nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar.

Kurti ishte përjashtuar si kontakt i amerikanëve. Ishte vetëm ajo.

Por, me t’u afruar fundi i mandatit të saj, u afrua edhe riafrimi i saj me Kurtin.

Dhe, saktësisht në këtë “timing”, ishte Departamenti i Shtetit që njoftoi se ia shkëputi Kosovës Dialogun Strategjik “pa afat”.

Emri i përvetshëm, Albin Kurti – por, brendarreshtash, afrimi i Osmanit me Kurtin dhe në linjë me politikbërjen e tij.

Osmani s’priti shumë. Ishte instrumentale si në rrëfim të Vetëvendosjes për bllokadën shtetërore, dhe për caktimin e datës së zgjedhjeve në kërkesën e Vetëvendosjes.

Në kohën kur diaspora, gjerësisht mbështetëse e Vetëvendosjes, vjen në Kosovë.

Kjo u dha me fjalët e polishuara si “unë si presidente sigurohem që zgjedhjet të mbahen kur të ketë sa më shumë pjesëmarrës”.

Preteksti, u bë edhe teksti i saj për “mandat të dytë”.

Me të fituar Vetëvendosje masivisht, ajo e kërkoi rizgjedhjen.

Rizgjedhje ose “futem në zgjedhje”.

  • “Nuk ka parti politike, përveç Listës Serbe, nuk ka parti politike që në një mënyrë apo tjetër, nuk ka qenë e informuar që qëllimi im do të jetë që t’i siguroj Republikë së Kosovës vazhdimësi të këtyre punëve të mira, në qoftë se edhe ata pajtohen”, theksoi ajo në Klan Kosova.
  • “Në fund të fundit është në vullnetin e deputetëve, që vendosin nëse do të më përkrahin apo jo, dhe po e them përsëri, në qoftë se vendosin që po, do të vazhdojmë me punë të mira për vendin, mbrojtje të interesave të qytetarëve, në qoftë se vendosin që jo, atëherë unë e vazhdoj punën në një mënyrë tjetër, nëpërmjet angazhimit politik dhe kurdo që të ketë zgjedhje, atëherë i përballim idetë, nocionet, qëndrimet, energjinë besa e shumëçka tjetër. Por qëllimi im është që të vazhdojë të jem e angazhuar politikisht dhe ta ndihmoj Republikën e Kosovës që të ecë përpara“, tha tutje Osmani.

Të ngjashme

Të fundit