Ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Daut Haradinaj, këtë të diel ka takuar pjesëtarët e Njësitit “Shqiponjat e Zeza” në 24-vjetorin e themelimit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ata kishin guximin e pashoq në luftë.
“Sot për nder të 24 vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”. Njësi që tregoi guximin e pashoq të burrave dhe grave të cilët luftën për çlirim e ngritën lartë në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme.
Nderim e mirënjohje për të rënët dhe të gjallët!”, ka shkruar Daut Haradinaj.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=548830253274808&id=100044435139649