5.2 C
New York
Friday, February 27, 2026

Buy now

“Kishim diferencë moshe, kam shkelur mbi veten time…”- Selin flet për ish-të dashurin

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme, disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 5” kanë biseduar me njëri-tjetrin për jetën e tyre personale. Selin Bollati ka ndarë me Brikenën, Gretën, Mateon dhe Gimbon një histori me ish-të dashurin e saj, se si është ndarë me të.

Banorja u shpreh se ka shkelur mbi veten e saj vetëm që të respektojë atë. Ajo shton se ndarja ka qenë shumë e shëmtuar, pasi ai nuk e pranonte që kjo i kishte kërkuar që të shkëputnin marrëdhënien.

Selin tregon se në atë kohë ajo ka qenë 20 vjeçe, ndërsa personi në fjalë 27 vjeç.

Pjesë nga biseda:

Selin: Unë në Tiranë, ai jetonte në një vend tjetër, jetonim në distancë.

Brikena: Sa orë larg?

Selin: Jetonte në shtet tjetër, edhe pastaj u bë edhe më shumë toksike, takoheshim edhe më rrallë. Mua atë vit më ndërroi jetë nëna, nuk jetoja me asnjë, më ra të jetoja komplet vetëm. E kur bëra një rezume të gjithë gjësë sime, thashë ok ‘nuk po më shkojnë shumë gjëra në rregull dhe ky personi që duhet ta bëjë jetën time më të mirë, po ma bën edhe më të vështirë’. Edhe thashë ‘a jam unë kaq në nevojë për këtë person?’ se nuk po më jep asnjë kënaqësi, as plotësim shpirtëror, as emocional, asgjë. Edhe thashë jo, Selin kjo nuk është për ty.

Më vinte shumë keq pasi në momentin që ne kemi shkëputur marrëdhënien nuk ka qenë në më të mirën e tij. Po kishte kohë dhe unë kam shkelur mbi veten time duke dashur të respektoj personin deri kur të vinte një moment që të mos i vinte aq bombë, as mua. Jam munduar me veten time, të paktën familja e tij e thotë shpesh që ‘ta respektoj deri në fund’, po nuk ka qenë shumë e tillë nga ana e tij. E kam patur shumë të shëmtuar ndarjen. Nuk e pranonte faktin që unë i kisha kërkuar të shkëpus marrëdhënien. Kishim diferencë moshe, nuk është se ishim moshatarë që t’ja toleroja si veprim. Unë isha 20 dhe thoja me veten time kur unë të jem 27 vjeçe imagjino sa progres kam bërë si person, se po bëja dita-ditës. Ndërkohë një 27-vjeçar që ishte ai, kishte ca mendime fëminore, ca pasiguri që mua më ndikonin.

Të ngjashme

Të fundit