Gazetari Ismet Sopi nga Llapushniku i Drenasit nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook ka thënë se Kisha Katolike “Shën Abrahami” në Llapushnik nuk është vetëm e banorëve të pagëzuar të Llapushnikut.
Ai ka thënë se kjo Kishë është në kuadër të kishave shqiptare në trojet tona dhe pjesë e Kishës universale, ndaj misioni i saj është ungjillizimi i drenicasëve dhe të gjithë atyre që me vullnetin e tyre të plotë, individual, familjar dhe grupor dëshirojnë të bëhen pjesëtar të rrugëtimit tonë të përbashkët.
“Shën Abrahami është “babai” i tre besimeve monoteiste, kështu që jemi të liruar nga çdo urrejtje që mund të imponohet nga individë tendenciozë dhe nga ata që iu mungon dashuria”, ka shkruar Sopi në Facebook.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10161630886569899&id=525814898