Llogaria e Manastirit të Deçanit në rrjetin socail X ka ritheksuar mospajtimin me sulmin ndaj policisë dhe ka shprehur edhe ngushëllimet për familjen e rreshterit të rënë Afrim Bunjaku.

Në këtë reagim theksohet edhe indinjata e tyre që pelegrinët dhe manastiri u shfrytëzuan nga ky grup i armatosur.

“Sot më herët Kisha Ortodokse Serbe në Kosovës dënoi fuqishëm dhe saktësisht sulmin e armatosur nga sulmues të armatosur rëndë e të maskuar ndaj Policisë së Kosovës. Kisha poashtu dënoi fuqishëm inkursioni e individëve të armatosur në Manastirin Banjska, duke rrezikuar jetët e klerit dhe 40 pelegrinëve prezent liturgjinë e të dielës. Paqja dhe rendi duhet ruajtur në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve u duhet siguruar mbrojtje adekuate”.

Kjo dioqezë ka njoftuar poashtu se situata tani për tani është e qetë por se ka pasiguri dhe frikë për shkak të ngjarjeve të sotme.