4.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Kirurgu që operoi të plagosurit në Shtërpcë tregon gjendjen e tyre shëndetësore

- Advertisement -

Kirurgu Bozhidar Odaloviq ka deklaruar në Graçanicë, se dy të plagosurit Stefan S. dhe Millosh S. të cilët u plagosën në sulmin në Shtërpcë, janë jashtë rrezikut për jetë.

Ai tregoi se të lënduarit janë shtruar në spital me lëndime të rënda dhe u është bërë një ndërhyrje kirurgjikale.

Gjatë ndërhyrjes doktori tregoi se të riut i është hequr një trup i huaj metalik nga dora, ndërsa pacienti i dytë është trajtuar me plagë me armë zjarri.

“Më duhet të them se pacientët janë sjellë nga Shtërpca rreth orës 16:00 pas gjuajtjes. Ata janë shtruar në spital, me lëndime të rënda. Tek të rinjtë është bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndaj tyre do të zbatohen të gjitha procedurat.” tha doktor Odaloviq.

Policia ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshuarin dhe se të njëjtit i është konfismuar edhe arma me të cilën dyshohet se e ka kryer veprën.

Gjithashtu si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit