11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kirurgu që ishte përfshirë në një skandal, zgjedhet drejtor në Klinikën e Kirurgjisë

- Advertisement -

Kirurgu Enver Fekaj është përzgjedhur drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, ndonëse në testin me shkrim kishte dal i dyti me më shumë se pesë pikë sesa kandidati i parë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpallur sot rezultatet e konkursit për drejtor në tri njësi, Kirurgji Abdominale, Alergologji dhe Mjekësi Nukleare, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka siguruar dokumentin me rezultate ku bëhet e ditur se Enver Fekaj është përzgjedhur drejtor i ri në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale me 88.85 pikë. Fekaj ndonëse doli i dyti në testin me shkrim me pesë pikë më pak sesa kandidati i parë, arriti të zgjidhet në këtë pozitë.

Kujtojmë se Fekaj është kirurgu që e bëri operacion ish-ministrin Rifat Latifi, ndonëse nuk ishte kujdestar në natën e intervenimit. Ai ishte ftuar nga vet Latifi për ta kryer operacionin.

Fekaj në vitin 2018 ishte përfshirë në një skandal pasi kishte kërkuar 3 mijë euro një pacienti për operacion. Këtë e kishte pranuar edhe vet Fekaj, por ishte arsyetuar se ka bërë shaka. Për këtë skandal Fekaj ishte suspenduar nga menaxhmenti i asaj kohe, ndërsa ishte rikthyer në punë më pas me vendim të Komisionit Disiplinor.

Në garë për drejtor të Kirurgjisë Abdominale kanë qenë edhe kandidatët Afrim Tahiri dhe Ferat Sallahu. Tahiri kishte dal i pari në test me 70 pikë, por Komisioni e vlerësoi në intervistë me më pak pikë. Ai mbeti i dyti me 87.80, një pikë më pak sesa Fekaj. Ndërkaq Sallahu ka dal i treti me 86.45 pikë.

Në Klinikën e Alergologjisë është përzgjedhur drejtoreshë Bardhë Selmanaj-Bislimi, ndërsa në Mjekësi Nukleare Fakir Spahiu do të vazhdojë mandatin e tretë në këtë pozitë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit