Me shqetësim po i lexojnë titujt për një lufte të mundshme me shtetin më të fortë në botë .
Prandaj banorët e Pekinit duan që qeveria e tyre të tregohet më e matur para çdo veprimi të saj kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Tajvanit.
“Nëse Kina nuk kujdeset për popullin e saj, ajo thjesht mund të shkojë përpara dhe të përdorë forcat. Nëse Kina kujdeset për njerëzit e saj, është mirë të tolerojmë për momentin”, tha Wang Junzhong, banor i Pekinit
Se nuk është momenti i reagimit ushtarak e thotë edhe një tjetër banor, ani se vizitën e zyrtares së lartë amerikane, Nency Pelosi në Tajvan e sheh provokim.
Por lajmeve për nisjen e një beteje të armatosur nuk iu beson një 21 vjeçar.
“Sikur Kina as Shtetet e Bashkuara nuk e duan luftën. Kjo është e sigurt sepse Kina dhe SHBA kanë nevojë për njëra-tjetrën në tregti dhe aspekte të tjera”, u shpreh Son Ao.
Ushtria kineze është vënë në gatishmëri të lartë të manovrave ushtarake afër Tajvanit si përgjigje për vizitën në Tajpeit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.