Kina ka shprehur pakënaqësi pas vendimit të marrë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj produkteve kineze.
Nëpërmjet ambasadës së Kinës në SHBA, ata thonë se para se të merrte një vendim të tillë presidenti Donald Trump, do të duhej të konsultoheshin me Kinën si partnerë të barabartë.
Me këtë vendim, SHBA-ja ka goditur Kinën me tarifa prej 20 përqindësh, shkruan The Telegraph
Kështu, Ambasada e Kinës përmes rrjeteve sociale ka shkruajtur se ajo është gati për luftë me Amerikën, qoftë një luftë tarifash, tregtare apo çfarëdo lloj lufte.
“Nëse lufta është ajo që dëshiron SHBA-ja, qoftë ajo një luftë tarifash, një luftë tregtare apo çdo lloj lufte tjetër, ne jemi gati të luftojmë deri në fund”.