5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kina regjistron rënien më të madhe në eksporte që nga viti 2020

- Advertisement -

Muajin e kaluar, Kina ka shënuar rënien më të madhe në eksporte për më shumë se tre vjet, sipas të dhënave zyrtare të publikuara më 8 gusht. Ky njoftim vjen në kohën kur ekonomia e dytë më e madhe në botë është goditur nga kërkesa e ngadaltë globale dhe nga një ngadalësim vendor.

Këto të dhëna ka të ngjarë të rrisin thirrjet për liderët që të bëjnë më shumë për të ringjallur rritjen ekonomike, pasi autoritetet javëve të fundit kanë vendosur disa masa stimuluese që përqendrohen te konsumatorët dhe te sektori i trazuar i pronave.

Shitjet e produkteve kineze në tregjet e huaja ranë për 14.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, u tha në të dhënat e autoritetit doganor. Kjo është rënia e tretë radhazi e eksporteve kineze.

Rënia e eksporteve është më e madhe sesa pritej dhe më e rënda që prej rënies prej 17.2 për qind në janar-shkurt 2020, kur ekonomia u godit në javët e para të shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Përveç një rritjeje të shkurtër në mars dhe prill, eksportet kanë qenë në rënie të vazhdueshme që nga tetori.

Kërcënimi nga recesioni në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, së bashku me inflacionin e lartë, kanë kontribuar në dobësimin e kërkesës ndërkombëtare për produktet kineze në muajt e fundit.

Eksportet kanë rënë për 12.4 për qind krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Dërgesat për në Bashkimin Evropian në shtatë muajt e parë të vitit kanë qenë 288.9 miliardë dollarë, apo 2.6 për qind më të ulëta, u tha në njoftimin e autoritetit të doganave.

Ndërkaq, importet janë tkurrur për 12.4 për qind, për muajin e nëntë me radhë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit