7.9 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Kina pezullon naftën ruse, dy kompanitë e Pekinit ndalin blerjen nga Moska pas sanksioneve nga ShBA

- Advertisement -

Kina ka pezulluar blerjet e naftës ruse, pas paketës së sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kompanive më të mëdha në Moskë, Rosneft dhe Lukoil.

Kjo rënie e kërkesës nga gjigantët rusë do të ushtrojë presion mbi të ardhurat e Moskës nga nafta dhe do t’i detyrojë importuesit kryesorë në botë të kërkojnë furnizime alternative dhe të rrisin çmimet globale.

Kompanitë kombëtare kineze të naftës PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil do të bllokojnë përkohësisht tregtinë me Kremlinin, për aq kohë sa SHBA-të dhe Bashkimi Evropian po mbajnë këtë qëndrim të ashpër.

Rosneft dhe Lukoil ia shesin Kinës pjesën më të madhe të naftës së tyre nëpërmjet ndërmjetësve në vend.

Kina importon afërsisht 1.4 milion fuçi naftë ruse në ditë nga deti, pjesa më e madhe e kësaj blihet nga rafineri të pavarura, duke përfshirë operatorë të vegjël.

Vortexa Analytics vlerëson se blerjet e naftës ruse nga firmat shtetërore kineze ishin nën 250 mijë fuçi në ditë për 9 muajt e parë të vitit 2025, ndërsa konsulenca Energy Aspects e vlerëson atë në 500 mijë fuçi në ditë.

Ndërkohë, rafineritë e pavarura ka të ngjarë të ndalojnë blerjet për të vlerësuar ndikimin e sanksioneve që u njoftuan mbrëmjen e djeshme, 22 tetor, nga Kreu i Thesarit Amerikan.

Duhet theksuar se Kina  importon afërsisht 900 mijë fuçi në ditë naftë ruse nëpërmjet tubacionit, sasi që shkojnë te PetroChina.

Tanimë, pritet që India dhe Kina t’u drejtohen vendeve të tjera për furnizim.

Të ngjashme

Të fundit