16 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Kimi do të zëvendësojë Whitney Houston në xhirimin e “The Bodyguard”?

- Advertisement -

Së fundmi u njoftua se filmi kult The Bodyguard, me protagonist Whitney Houston, do të nisë xhirimet.

Fillimisht u përfol se roli kryesor mund t’i shkojë Taylor Swift-it, por producentët thuhet se duan Kim Kardashianin si yllin kryesor në vend të këngëtares.

“Të gjithë supozuan se Taylor do të merrte rolin e luajtur fillimisht nga Whitney Houston, sepse xhirimi i The Bodyguard-it po drejtohet nga Sam Wrench, i cili drejtoi filmin e vitit 2023 për turneun e Taylor’s Eras”, tha një burim për “Daily Mail”-in.

“Por Warner Bros është shumë i interesuar për Kim. Ata tashmë kanë pasur disa takime dhe skenari është shkruar për të. Kim është një nga njerëzit më të famshëm në planet. Ajo do të ishte perfekte për The Bodyguard dhe ajo e di këtë. Të gjithë janë shumë të emocionuar”, shtoi burimi.

Më parë u raportua se Swift ishte afër nënshkrimit të kontratës dhe dyshohet se po mendonte për këngë të reja për të shkruar për filmin.

Të ngjashme

Të fundit