3.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Kimete Berisha: Çdo marrëveshje, çdo bisedë, çdo kontakt merr fund me shtetin që të sulmon me armë

- Advertisement -

Publicistja Kimete Berisha, ka publikuar një koment, pas sulmit të forcave policore të Kosovës në veri të vendit nga territori serb. Ajo ka thënë se prej tash gjithçka ndryshon dhe s’ka më kthim.

Ajo ka kritikuar krerët e shtetit, të cilat, sipas saj, nuk marrin përgjegjësinë për të vepruar në këtë situatë, por shprehen si analistë.

Sipas saj, çdo marrëveshje, bisedë e kontakt do të duhej të përfundojë kur shteti tjetër të sulmon me armë.

“Kur thua ‘Serbia i ka sulmuar policinë e Kosovës me armë’, gjithçka ndryshon. S’ka më kthim. Kryeministri, Presidentja, Xhelal ministri dhe drejtori i policisë po e rrezikojnë sigurinë kombëtare, duke u shprehur si analistē të pavarur, që nuk kanë asnjë përgjegjësi, për asnjëri. Nuk mund të konstatosh se ‘Serbia ka bërë akt terrorist, duke i sulmuar me armë policët e Kosovës’, dhe njëkohësisht të flasësh për marrëveshjen e targave me Serbinë. Çdo marrëveshje, çdo bisedë, çdo kontakt merr fund me shtetin që të sulmon me armë”, ka shkruar Berisha.

Për Berishën, Kryeministri, Presidentja e Ministri i Brendshëm si dhe drejtori i Policisë, janë të kompleksuar.

“Nëse dinë diçka – le të tregojnē.  Ama, nuk dinë gjë. Merren me tema të mëdha, sepse janē të kompleksuar. Me tema të mëdha merren njerëzit e vegjël, për t’u ndjerë të mëdhenj. Shefi i policisë, pa uniformë, i veshur si për dasëm, foli për sulmet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës në Veri, me joseriozitet të frikshēm. Ministri i policisë na turpëroi, tha ‘nuk kemi frikë nga Serbia’, se demek duhet të kemi frikë, po qe, ne jemi trima e nuk kemi. Trimi nuk e përmend frikën”, ka shkruar ajo.

Kritika të veçanta, Berisha i ka dedikuar Kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka vlerësuar si joserioz.

“Kryeministri edhe më joserioz se shefi i policisë, nuk po thotë ‘serbët i kanë sulmuar policinë e Kosovës’, por po thotë ‘Serbia i ka sulmuar policinë e Kosovës…’. Njëherë po konstatojnë se ishte ‘sulm terrorist’, pastaj po paralajmërojnë hetime.  Çka të duhet hetimi, kur e ditke çfarë ka ndodhur”, ka shkruar tutje Berisha.

Pa kritika nuk e ka lënë as presidenten, e cila sipas Berishës, botës i jep këshilla se si të mundet Putini, por jo edhe Policisë së Kosovës se si të veprojë në këtë rast.

“Presidentja, njësoj si Albin Kurti, i ka dhënë botës ide të shumta se si ta mundin Putinin. Le t’i jap tash ide policisë së Kosovës, se ‘Çka duhet të bëj polici i Kosovës kur e sulmon Serbia me armë?’ Duhet të qëndroj gatitu si sot, dhe të vajtoj për fatin e tij, apo duhet t’ia kthej pushkën me pushkë! P.S. Kurrë nuk kemi qenë në rrezik më të mash se tani, nga padija, euforia dhe mendjemadhësia e Presidentes dhe Kryeministrit.  E ndjellën varfërinë – varfëria na kaplpi. Po e ndjellin luftën – nat e ditë flasin dhe e parashikojnë një luftë që do të ndodh. (Një ditë para sulmit, ‘Po rikthehem – tha presidentja – në qytetin e rokut’.  Për metaforë, roku ka ‘vdekur’ kaherë)”, ka shkruar në fund ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit