Kim Kardashian ka punësuar Rosalian në fushatën e saj dy gjuhësore për SKIMS teksa ka shkruar se “besimi” i këngëtares ka qenë “një inspirim i madh” për të.
SKIMS ka një top modele tjetër në linjën e tyre të verës.
Të hënën brendi, i cili ka pronësi nga Kim Kardashian, ka lajmëruar se fituesja e çmimit Grammy, këngëtarja dhe tekstshkruesja spanjolle, Rosalia do të pozon për brendin e tyre.
“Gatishmëria e Rosalias për të tejkaluar kufijtë dhe eksperimentuar me muzikën e saj dhe stilin personal ka qenë një inspirim i madh për mua. Kjo fushatë ka të bëjë me energjinë dhe besimin që ajo sjell tek bota”, ka thënë Kim Kardashian, themeluese e SKIMS në një deklaratë për media.








