Edhe një herë tjetër, Kim Kardashian u kryqëzua nga fansat për një fotografi që publikoi në rrjete sociale, pasi mungonte gishti i saj i mesit.
Bëhet fjalë për një imazh që ka shpërndarë në Instagram e veshur me një palë bikini ‘Skims’.
Shumë fansa vunë në dukje se sa seksi dukej nëna e katër fëmijëve, por të tjerë theksuan se sa keq ishte edituar fotografia.
“Prit ku është gishti i mesit?”, pyeti një fans, ndërsa një tjetër shtoi: “Përse u editua shumë kjo foto?!…. Gishti i anës së djathtë u fshi”.
“Publikoje një fotografi normale. Askujt nuk i intereson. Jeni në të 40-at”, theksoi një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.