6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kim Kardashian zhduk kërthizën nga fotot

- Advertisement -

Kim Kardashian edhe një herë tjetër vihet përballë kritikave të ndjekësve në rrjetet sociale për modifikimin e fotografive. Këtë herë prej këtyre fotove ku shfaq belin, por ku mungon kërthiza.

Në komentet e këtij seti, shumë ndjekës hedhin dyshime se ajo ka ndërhyrë me aplikacione që modifikojnë fotot për të përmirësuar pamjen e saj. Por duket se gjatë kësaj ndërhyrjeje, ajo ka fshirë një detaj të rëndësishëm të pamjes së trupit të njeriut, siç është kërthiza.

Megjithatë, 41-vjeçarja mohoi ndërhyrjen në foto, duke shfrytëzuar rastin të reklamojë të brendshmet e linjës së re SKIMS të markës së saj. Ajo u bën thirrje ndjekëseve femra që përpara se ta kritikojnë, të provojnë të brendshmet e reja me bel të gjatë që mbulojnë edhe kërthizën. Kim Kardashian shquhet për ndërhyrje të dështuara në fotot e saj, ku rasti më i bujshëm është ai i pak viteve më parë, kur për modifikimi i fotos e bëri me 6 gishta këmbë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit