Aktori Pete Davidson duket se është aq i dashuruar, saqë tashmë po “gdhend” në trupin e tij disa tatuazhe për Kim Kardashian.
Gjatë një interviste në “The Ellen DeGeneres Show” ku ajo foli për romancën e saj me Pete Davidson, Kim zbuloi se 28-vjeçari ka të shkruar emrin e saj në gjoksin e tij. Përveç kësaj ajo deklaroi se ka edhe disa tatuazhe të tjera që ai ia dedikon asaj.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/03/kim-1.jpg)
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, tha se po ndihet mjaft e lumtur në shoqërinë e aktorit të humorit . “Ndihem shumë mirë dhe dua ta mbaj atë përgjithmonë“, tha ajo. Nëna e katër fëmijëve tha se ajo çfarë ka më shumë rëndësi për të dy është lumturia e tyre.
Marrëdhënia e Kardashian me Davidson vjen pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Kanye West, nga i cili ajo kërkoi divorcin në Shkurt të vitit 2021 pas gati shtatë vitesh martesë por ajo u deklarua zyrtarisht beqare më 1 Mars.