Kim Kardashian di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen dhe kështu ka bërë edhe në fotot e fundit.
Me bashkëpunimin e markës së saj SKIMS dhe Swarovski-t, Kim zgjodhi të vishte një veshje të krijuar me kristale.
Për flokët mund të themi se është padyshim një ndër modelet e preferuara të Kim-it.
“Kam qenë gjithnjë një vajzë Swarovski. Kristalet dhe glamuri i markës më bëjnë kaq të lumtur dhe shpresoj që çdo klient të ndihet njësoj si unë teksa vesh krijimet e koleksionit. Ndërthurja e bizhuterive dhe veshjeve është diçka që kam dashur të bëj gjithnjë, kështu që duke gërshetuar ekspertizën e Swarovski-t në kristale dhe bizhuteri me materialet inovative të SKIMS, kjo u bë e mundur”, ka thënë ajo.