Kompania e Kim Kardashian do t’ua vesh të brendshmet lojtarëve të NBA, ekipit të meshkujve dhe grave të Kombëtares së SHBA-së.
Kardashian poenteci se së bashku do të lidhin njohje përmes modës, sportit dhe talentit.
“Jam jashtëzakonisht krenare për partneritetin e SKIMS me NBA, pasi është një reflektim i ndikimit në rritje të SKIMS në kulturë”, tha Kim Kardashian.
“Së bashku, SKIMS dhe NBA do të lidhin njerëz të të gjitha prejardhjeve përmes modës, sportit dhe talentit, dhe mezi pres të shoh që partneriteti të lulëzojë”.
“Qasja moderne e NBA-së dhe ndikimi i rëndësishëm në kulturën pop, argëtim dhe modë është i pashembullt në sport,” tha Jens Grede, bashkë-themelues dhe CEO i SKIMS.
“Partneriteti ynë shënon një mundësi të jashtëzakonshme për SKIMS dhe NBA që të punojnë së bashku në atë që do të thotë të angazhosh brezin e ardhshëm të tifozëve përmes basketbollit”.
“SKIMS është bërë shpejt një nga markat tona më me ndikim në kulturë,” tha komisioneri i NBA, Adam Silver.
“Ne mezi presim t’u sjellim fansave të NBA dhe përdoruesve të SKIMS përvoja unike, oferta të reja dhe produkte premium përmes partneritetit tonë”.
“Së bashku, SKIMS, NBA, ËNBA dhe basketbolli i SHBA-së do të përdorin fuqinë e basketbollit për të gjeneruar eksitim dhe kërkesë, duke u paraqitur në mënyra të papritura. Tifozët do ta shohin partneritetin të vihet në jetë në ngjarjet e ardhshme, duke përfshirë NBA All-Star dhe NBA In-Season Tournament”.