Kim Kardashian zbuloi së fundmi se djali i saj vuan nga vitiligo teksa po fliste për sëmundjen e saj, psoriazën.
“Ajo erdhi nga mamaja ime, shkoi tek unë… dhe ia kalova në një formë tjetër djalit tim, i cili ka vitiligo”, tha ylli televiziv, 43-vjeçe në podcast-in, “She MD”.
Krijuesja e “Skims” sqaroi se gjendja e vogëlushit të saj, e cila ndodh kur qelizat që prodhojnë pigment ndalojnë së funksionuari, tani është ‘nën kontroll’.
Ajo thekson: “Nuk dija asgjë për të, por duhej të mësoja për të dhe të kuptoja se nga erdhi dhe se është e trashëguar dhe thjesht të mësosh më shumë dhe të jesh në gjendje ta ndaj këtë [ka qenë një bekim]”.
Ylli i “Kardashians” gjithashtu vuri në dukje se “fëmijët e saj kanë pak ekzemë”.
Ajo nuk sqaroi se cili nga dy djemtë e saj, Saint, 8 vjeç, dhe Psalm, 5 vjeç, është diagnostikuar me vitiligo.
Kim ndan katër fëmijë me ish-partnerin e saj, Kanye West: Saint, Chicago, Psalm dhe North.
Për më shumë, Vitiligo është një sëmundje kronike idiopatike, jo ngjitëse (infektive), nga e cila vuajnë 0,5 deri më 2 për qind e njerëzve në mbarë botën.
Tipike për sëmundjen janë macula me çngjyrim të plotë, si pasojë e mungesës së melanociteve.