7.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Kim Kardashian tregon detaje nga divorci

- Advertisement -

Kim Kardashian nuk është penduar për ndarjen nga Kanye “Ye” West.

Në episodin e radhës të “The Kardashians”, themeluesja e SKIMS foli rreth ndarjes së saj me reperin e “Praise God”, duke përfshirë qëndrimet e tyre shumë të ndryshme për ndarjen. Kim zbuloi se ajo i kërkonte Ye gjatë gjithë kohës të nënshkruante dokumentet e divorcit, por reperi nuk dëshironte divorc, gjë që e ka zgjatur procesin.

Por kjo nuk është pjesa më e keqe për Kim. Ajo vazhdoi duke theksuar standardin e dyfishtë që ka përjetuar në mes të ndarjes. “Nëse bëj diçka në një reality show, thonë të gjithë: ’Si guxon të flasë për këtë’, tha ajo në një rrëfim. “Dhe pastaj ai mund të bëjë një këngë, por kjo është kaq kreative dhe ekspresive. Gjithmonë pëlqehen dy anë të ndryshme po shprehen në dy mënyra të ndryshme, dhe njëra respektohet dhe tjetra jo”.

Nëna e katër fëmijëve më pas zbuloi se ishte veshur vetë për çmimet e “Innovator 2021” të “Ëall Street Journal” dhe Kanye nuk e kishte pëlqyer. Ai i ishte shprehur se karriera e saj kishte mbaruar duke I  treguar një foto të Marge Simpson e veshur me diçka të ngjashme.

Kim konfirmoi ndarjen e saj nga Kanye kur paraqiti kërkesën për divorc në Shkurt 2021. Ylli, që tani është në lidhje me komedianin e Saturday Night Live, Pete Davidson, u shpall ligjërisht beqare në vitin 2022.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit