Kim Kardashian së fundmi ka lënduar këmbën e saj, ndërsa në rrjetet sociale ka shpërndarë një foto të një gipsi në formë takë, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat.
Ajo ka shpërndarë në Instagram një foto teksa nuk kanë munguar reagimet e fansave, transmeton Indeksonline.
“Për modën je gjithmonë një hap përpara”, “Kjo do të bëhet trend i ri”, “Kur thyen këmbën, por nuk heq dorë nga daljet”, janë vetëm disa nga komentet.
Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që janë shprehur të shqetësuar, duke theksuar se mbajtja e një gipsi në një formë të tillë nuk është e shëndetshme dhe mund të përkeqësojë më shumë gjendjen.