Kim Kardashian ka një flotë makinash luksoze në emrin e saj. Por ylli me famë botërore dëshironte t’i bënte makinat e saj më unike për t’i përshtatur me rezidencën në Los Angeles. Themeluesja e “Skims” ka shpenzuar më shumë se 100 000 dollarë për t’i kthyer Lamborghinin, Rolls Royce dhe Maybach në një nuancë të hirtë si shtëpia e saj.
![E mahnitshme! Insajderët i thanë TMZ se boja u krye nga Platinum Motorsports në Los Angeles, i cili pretendoi se ngjyra është një "gri shumë specifike Rolls-Royce".](https://i.dailymail.co.uk/1s/2022/02/23/11/54548603-10542661-image-a-70_1645617579317.jpg)
Secila makinë ka marrë rreth një muaj për t’u përfunduar sepse çdo pjesë e makinës duhet të shkëputet për t’u lyer. “Kam qenë gjithmonë një vajzë makinash, më pëlqejnë dhe doja diçka ndryshe. Doja që makinat e mia të përshtateshin me shtëpinë time që është gri. Kështu që i bëra makinat gri, në vend të argjendit tim mat, që bëja dikur.”, tha ajo për Vogue.