20.5 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Kim Kardashian shfaq belin e saj të hollë me të brendshme rozë

- Advertisement -

Kim Kardashian dukej më në formë se kurrë, teksa shfaqi belin e saj me një set të brendshme “SKIMS” dhe sytjena të ngjashme të dielën.

Personaliteti i televizionit, 42-vjeçare, e cila themeloi linjën e saj të veshjeve me forma sepse nuk mund të gjente veshje që përputheshin me tonin e lëkurës së saj, mori një pozë të zjarrtë para pasqyrës ndërsa modelonte pjesët rozë nga linja e saj, shkruan DailyMail.

Duke i lënë flokët e saj të zi të rrjedhin lirshëm rreth shpatullave të saj, sipërmarrësja postoi një sërë fotografish në faqen e saj në Instagram, për 364 milionë ndjekësit e saj.

Ajo i la fotot të flasin vetë, thjesht duke e lënë një mbishkrim në postim, me një emoji karamele.

Ndërkohë që ajo anashkaloi aksesorët për “selfien” e saj, Kimi tregoi manikyrin e saj të gjatë francez në shumicën e fotove.

Bukuroshja ka qenë e zënë kohët e fundit, përveç promovimit të shpeshtë të pjesëve nga linja e veshjes së saj prej 3.2 miliardë dollarësh në Instagram, Kimi gjithashtu luajti një rol në shpalljen e performuesit të parë të “Super Bowl halftime” për vitin 2024.

Në një video që i referohej videoklipit muzikor të “Usher’s Confessions Part II”, Kimi e informoi Usherin se ai do të ishte titullari në “Super Bowl LVIII”.

Bukuroshja gjithashtu u zhyt në aktrimin e skenarit me paraqitjen e saj si një publiciste e çuditshme në “American Horror Story: Delicate”.

“Aktrim i tmerrshëm”, fansat kritikojnë Kim Kardashianin për paraqitjen në serialin ‘American Horror Story: Delicate’.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit