42-vjeçarja drithëroi ndjekësit e saj me pamjen teksa u shfaq e veshur me bikini me fije të zeza nga koleksioni i saj i ri “SKIMS”, të cilin ajo e quajti “rroba banje që ndryshojnë lojën, të dizajnuara për më shumë se vetëm qëndrimin në ujë”.
Veteranja e serialit “Keeping Up With The Kardashians” i kishte lënë flokët e saj të zeza në valë të lirshme, teksa u pa në një dush gri me material betoni në natyrë, shkruan DailyMail.
Ish-bashkëshortja e reperit Kanye West zgjodhi disa aksesorë për paraqitjen me rrobat e banjës, duke vendosur një zinxhir barku me material ari dhe një varëse në formë kryqi.
Dhe sipërmarrësja kishte gjithashtu një kyçin e këmbës një zinxhir të zbukuruar me diamant, teksa merrte pozat e saj më të mira prej supermodeleje, për të promovuar bikinit që shiten për 72 dollarë.
Kim mbante flokët e saj të errëta poshtë mbi supet e saj të ekspozuara dhe kishte aplikuar një makijazh të lehtë në fytyrë.
Një ditë më parë Kardashian u pa duke u ushtruar shumë fort në një palestër për dy orë.
Ajo publikoi disa imazhe ku shihej duke ushtruar me pesha të rënda në një palestër pasi u kthye nga një udhëtim në Evropë, ku mori pjesë në Javën e Modës në Milano.
Themeluesja e markës “SKIMS” tregoi gjithashtu se ishte duke ushtruar me trajneren e saj personale, themeluesen e aplikacionit “CrushIt”, shqiptaren Senada Greca, 40 vjeçe.
“Të përfundosh ushtrimet fuqishëm është ndjenja më e mirë ndonjëherë për të kontrolluar një stërvitje të mirë jashtë orarit të përditshëm”, tha ajo.