1.4 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Kim Kardashian reagon ndaj martesës së fshehtë të Kanye West

- Advertisement -

Martesa e fshehtë e Kanye West me parteren Bianca Censori bëri jo pak bujë në mediat e huaja.

Por cfarë mendimi ka ish-bashkëshortja e reperit Kim Kardashian për këtë martesë të dyshes? Media “Page Six” bën me dije se Kim nuk e ka pritur mirë lajmin. Bukuroshja dyshonte prej kohësh se mes   stilistes dhe reperit nuk kishte vetëm një marrëdhie pune por mes tyre lindte një romance.

Ajo e ka përbuzur prej kohësh stilisten pa asnjë arsye të veçantë. Kim e urren atë”, tha një burim për ketë media.

Censori ka punuar në kompaninë ku West mbikëqyr projekte të ndryshme të modës dhe dizajnit prej disa vitesh.

Media “TMZ” shkruajti  të premten se së fundmi ata u martuan në një ceremoni private megjithëse ata nuk morën një certifikatë martese për ta zyrtarizuar këtë marrëdhënie.

Thuhet gjithashtu se çifti i ri shkuan për të kaluar muajin e mjaltit në Utah në një resort luksoz pas ceremonisë së tyre private të dasmës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit