Me diamant me vlerë prej 33 mijë eurosh, “Tiffany&Co”
Kim Kardashian ka pozuar me një unazë fejese prej 33 mijë eurosh me diamant të prerë smerald në gishtin e saj tregues për “Tiffany & Co”.Ylli 41-vjeçar dukej mahnitëse teksa u shfaq për të treguar gurin në imazhet e shpërndara në Instagram.
Në imazhet e reja, bukuroshja po bashkëpunon me Tiffany & Co, për të cilën Diva e muzikës Beyonce është imazhi kryesor me bashkëshortin Jay Z.
Unaza e diamantit të Kimit është unazë e fejesës me prerje smeraldi “Tiffany Novo” me një brand “Platinum Pave Diamond” e cila vlerësohet në rreth 33,500 dollarësh, sipas faqes së internetit të markës.
Kur Kim u fejua me Kanye West, ajo mori një unazë mahnitëse diamanti prej 1 milion dollarësh nga stilistja Lorraine Schwartz.Në imazhet e reja, ylli televiziv kishte edhe byzylykë të së njëjtës markë.