“E kisha synimin të qëndroja beqare. Po ju gënjeja totalisht”, pranoi ajo me një buzëqeshje lozonjare gjatë një rrëfimi në kamerë, shkruan DailyMail.
Me humorin e saj të njohur, ajo shtoi: “Unë që nuk dal dhe nuk dua dashuri e vëmendje? Më duket se nuk më njihni”.
Në një skenë tjetër, Kim skuqet ndërsa përmend rastësisht: “Kam një darkë me dikë”.
Por ishte komenti i saj për ndërtimin e një “dollapi të tij” që ndezi spekulimet mes fansave.
Kur nëna e saj, Kris Jenner, bëri një batutë për këtë projekt: “Me sa duket, të pëlqen shumë ai”, Kim u përgjigj me një buzëqeshje të fshehtë: “Ai do të jetë i lumtur”.
Këto deklarata vijnë vetëm disa javë pasi u raportua se Kim po takohet në heshtje me dikë që nuk është pjesë e botës së famës.
Sipas një burimi për US Weekly, Kim “ka filluar të takojë dikë të ri” dhe po e mban këtë lidhje jashtë vëmendjes së publikut.
Kim është e njohur për romancat e saj të profilit të lartë, përfshirë lidhjet me Odell, Pete Davidson dhe martesën me Kanye West. Megjithatë, raportohet se kësaj here ajo po përpiqet të bëjë diçka ndryshe.
Burimi shtoi: “Ajo ka thënë se personi i ardhshëm me të cilin do të dalë nuk do të jetë i famshëm”.
Pas ndarjes së saj të fundit, Kim është fokusuar kryesisht në karrierën e saj si biznesmene dhe aktore, si dhe në rolin e nënës.
Kim ndan katër fëmijë me ish-bashkëshortin Kanye West: North, 11 vjeçe; Saint, 10 vjeç; Chicago, gjashtë vjeçe; dhe Psalm, pesë vjeç.
Në mars u zbulua se Kim dhe Odell i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, një vit pasi u lidhën romantikisht.
Ylli i televizionit kishte nisur të takohej me futbollistin amerikan, 32 vjeç, që aktualisht luan për Miami Dolphins, pranverën e kaluar.
Megjithatë, çifti nuk është parë bashkë që prej 10 marsit, gjatë paraqitjes së tyre të përbashkët në Vanity Fair Oscars Viewing Party në Los Angeles.
Raportohet gjithashtu se Kim kishte shprehur dëshirën për një fëmijë të pestë me Odell, por tani kuptohet se ata janë ndarë dhe nuk janë më bashkë.
Odell, përveçse është baba i një djali dyvjeçar, Zydn, me ish-të dashurën Lauren Wood, kishte një lidhje katërvjeçare me sipërmarrësen e fitnesit dhe influencuesen, të cilën e bëri publike në vitin 2019.
Sezoni i gjashtë i “The Kardashians” pritet të nisë më 6 shkurt në Hulu.