Kim Kardashian dhe Pit Dejvidsën po kalojnë së bashku të parat pushime. Ylli i rielliti shout amerikan publikoi në Instagramin e saj edhe pamje nga pushimet e para në plazhet tropikale, ndoshta të parat në të cilat ata nuk i fshihen syve të publikut.
Në një intervistë më herët gjatë këtij muaji, 41-vjeçarja tha se po hynte në një fazë të re të jetës s ëbashku me komedianin e famshëm amerikan, në krah të të cilit pranon se është shumë e lumtur. Ndoshta së shpejti do të nisin të bashkëjetojnë dhe 28-vjeçari do të shpërngulet në Kaliforni pranë Kimit, duke mos përjashtuar mundësinë e të hequrit dorë për momentin nga karriera televizive në Nju Jork.
Me këto plane, duket se ajo e ka lënë pas lëndimin që i shkaktoi ndarja me babain e fëmijëve të saj reperin Keni Uest me të cilin u divorcua në fillim të këtij viti.