Kim Kardashian ka ndryshuar pamjen e saj.
43-vjeçarja është bërë bionde.
Në fillim të kësaj jave, Kim vizitoi Shtëpinë e Bardhë për të biseduar rreth reformës së drejtësisë penale me nënpresidenten Kamala Harris. Gjatë vizitës flokët e saj ishin ngjyrë e errët natyrale.
Të shtunën, stilisti i famshëm i flokëve Chris Appleton tregoi një transformim dramatik që ata arritën.
Në TikTok, Chris ndau një video të Kim-it që tregon ngjyrën e saj të re.
Ndryshe, nuk dihet nëse Kim do të marrë pjesë në Met Gala 2024 që do mbahet pas disa javësh.