2.9 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Kim Kardashian më në fund thyen heshtjen për paraqitjen e North tek “Lion King”

- Advertisement -

Vajza e Kim Kardashian, North West, luajti Simban në një koncert live në Hollywood Bowl në maj ti vitit 2024, ku festohej 30 vjetori i “The Lion King”.

Klipet e performancës së North në këtë event u bënë virale, duke treguar North që këndonte me emocione. Në internet, shumë thanë se Disney duhet të kishte zgjedhur një interpretues tjetër më të trajnuar në mënyrë konvencionale për të luajtur rolin e Simba.

E këtyre komenteve iu përgjigj Kim, e cila tha se njerëzit paguajnë për ta parë North-in.

Ajo tutje tha se “kushdo që e urren një fëmijë është një urrejtës”.

Kardashian tha se është “krenare” për North.

“Është një moment kaq krenare si nënë të shohësh fëmijën tënd të argëtohet dhe të mos jetë aspak nervoze”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit