Kim Kardashian ka vendosur të nisë pushimet e nxehta para se vera të mbërrijë. Miliarderja ka publikuar pozat seksi nga vendi ekzotik që ka vizituar, shoqëruar me fjalët: “Kohë e gjatë pa detin”.
Kim ka vendosur të veshë një palë bikini të zeza dhe bluzë me krahë të gjata në po të njëjtën ngjyrë, duke nxjerrë në pah linjat tërheqëse të trupit të saj. Vëmendjen e kanë marrë edhe dorashkat e zeza të Kim në plazh që janë përkthyer menjëherë në lajm dhe me siguri do të jenë trendi i radhës.
Në fillim të muajit janar, Kim Kardashian dhe i dashuri i saj i ri Pete Davidson u nisën për një arratisje tropikale në Bahamas, ndërsa romanca e tyre vazhdon të bëhet më serioze.
Klan News
