Kim Kardashian bëri bujë me paraqitjen e saj në hapjen e dyqanit të ri NikeSKIMS në Los Angeles, por këtë herë vëmendjen ia mori vajza e saj 12-vjeçare, North West.
Themeluesja e SKIMS, 44 vjeçe, erdhi në event me fëmijën e saj të parë, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Kanye West.
North, tashmë pothuajse po aq e gjatë sa e ëma, tregoi stilin e saj unik me gërsheta blu elektrike, një bluzë me grafikë, pantallona basketbolli dhe syze dielli mburojë, duke tërhequr sytë e të pranishmëve.
Kim, ndërkohë, kishte zgjedhur një veshje elegante e të ngushtë ngjyrë vjollcë, të kombinuar me taka dhe syze të mëdha.
Megjithatë, paraqitja e North-it u komentua gjerësisht si një shfaqje e personalitetit dhe stilit të saj në rritje, duke e bërë atë “yllin” e natës.
Koleksioni NikeSKIMS u lançua online të njëjtën ditë dhe shënon bashkëpunimin e parë mes markës së Kim-it dhe gjigantit sportiv Nike. /Telegrafi/