Kim Kardashian e ka kujtuar Thierry Muglerin, stilistin që ka luajtur një rol të madh në veshjet e saj të modës ndër vite.
Kim reagoi sot publikisht për vdekjen e papritur të Thierryt gjatë fundjavës. Ajo postoi një sërë fotosh që shfaqnin veshje të ndryshme, që ishin dizajnuar nga Mugler, dhe shkroi:
“Manfred Thierry Mugler M’u thye zemra. Nuk ka njeri si ti! Vizioni yt, transformimet tua, magjia jote! Jam shumë e nderuar që të njoha, kalova kohë me ty dhe u bëra muzë e jotja. Kurrë nuk do ta harroj kohën tonë së bashku të kaluar nëpër botë dhe që mësova nga vetë mjeshtri se çfarë do të thoshte në të vërtetë moda!”
Dhe në fund, Kim përfundon duke thënë … “Ti gjithmonë ke thënë se bukuria do ta shpëtojë botën – dhe me të vërtetë besoje se ishte një vend më i mirë për shkak të bukurisë përreth! Faleminderit për bukurinë. Të dua shumë”.
Stilisti francez, 73-vjeçar, ka ndërruar jetë këtë fundjavë në mënyrë të papritur… duke tronditur botën e modës dhe më gjerë. Veshjet e tij janë veshur nga disa nga yjet më të mëdhenj, duke përfshirë Kimin, e cila veçanërisht kishte veshur një dizajn të tij në Met Gala 2019.