Balenciaga ka shpallur Kim Kardashian si ambasadoren zyrtare të saj.
Mund të themi se Kim ka qenë mbështetëse e markës “Balenciaga” prej kohësh, duke e veshur markën për pamjen e saj në tapetin e kuq, ku gjithmonë ka bërë dhe zhurmë.
Megjithëse, mes skandalit të fushatës së festave të Balenciagës në 2022, Kardashian zbuloi përmes tregimeve në Instagram se po rivlerësonte marrëdhënien e saj me markën. Por tashmë duket se ata po e rindezin lidhjen e tyre, sepse Balenciaga sapo e shpalli Kardashian si ambasadoren e saj më të re të markës.
Njoftimi erdhi me një imazh portret, të shkrepur nga fotografi Platon , ku Kim pozon me një bluzë të thjeshtë të zezë me mëngë të gjata.
Gjithashtu kujtojmë që më parë Kanye West, ish-bashkëshorti i Kim, ka qenë amabsador i Balenciaga, por partneriteti i tyre u prish pas tre vitesh bashkëpunim.