1.3 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kim Kardashian dhe Pete Davidson shkëmbejnë puthjen e parë në publik

- Advertisement -

Marrëdhënia e Kim Kardashian dhe Pete Davidson po bëhet gjithnjë e më e fortë. Dyshja u panë duke ndarë një puthje të ëmbël ndërsa dilnin për darkë në qytetin e Nju Jorkut. Kjo është hera e parë që çifti është fotografuar publikisht duke shkëmbyer një puthje që kur ata filluan të dilnin së bashku në Tetor 2021.

Kardashian është shfaqur mjaft e lumtur teksa ka hyrë në restorantin luksoz italian Cipriani me të dashurin e saj. Çifti i fundit i Hollivudit doli nga SUV duke u kapur për dore.

Ndërkohë Kanye West nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë lehtë nga Kim Kardashian. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një deklarate publike më herët për divorcin e tij nga Kim, në mes të romancës së saj të re me Pate Davidson.

Reperi ka mbajtur një fjalim për martesën dhe familjen e tij gjatë vizitës në Skid Row.

“Unë kam bërë gabime. Unë kam bërë publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort, por tani sot, për çfarëdo arsye – nuk e dija se do të qëndroja pikërisht këtu, nuk e dija se do të isha përballë këtij mikrofoni – por unë jam këtu për të ndryshuar këtë tregim”, tha Kanye West.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit