Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton duket se po e çojnë romancën e tyre në një tjetër nivel. Ylli i reality show-t dhe piloti i Formula 1 janë parë së bashku me pushime gjatë fundjavës, të shtunën mbrëma (28 shkurt), pranë Lake Powell, një rezervuar spektakolar në lumin Colorado, në kufirin mes Utah dhe Arizona.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, 45-vjeçarja dhe 41-vjeçari janë fotografuar duke shijuar perëndimin e diellit në mes të shkretëtirës, ku madje kanë realizuar edhe një selfie së bashku. Dyshja është parë në një zonë të izoluar të rajonit dhe më pas janë kapur nga kamerat duke u kthyer drejt makinës së tyre. Thuhet se ata po qëndronin pranë një resorti luksoz me pesë yje, i njohur për privatësinë maksimale dhe për faktin se frekuentohet nga figura të njohura ndërkombëtare.
Romanca e Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton u konfirmua për herë të parë publikisht me paraqitjen e tyre të përbashkët në Super Bowl 2026, ku u shfaqën së bashku dhe nuk kaluan pa u vënë re nga kamerat dhe publiku.









