Ylli i SKIMS, e cila festoi gjithashtu ditëlindjen e saj të 45-të, tregoi linjat e saj trupore në një fustan sateni të hapur në dekolte, në ngjyrë blu të çelët, nga koleksioni pranverë/verë 2000 i Christian Dior, i dizajnuar nga John Galliano.
Ylli i reality show-t, e kthyer tashmë në aktore, luan rolin e një avokateje të njohur divorcesh në serialin shumë të pritur të Ryan Murphy-t.
Ndërkohë, Kris Jenner, 69 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të ngushtë bardh e zi që i theksonte format, dhe dukej mjaft rinore me flokët brune të kapura topuz dhe me një grim të përsosur.
Kris dukej krenare, teksa pozonte pranë vajzës së saj të madhe, Kim, në tapetin e kuq.
Seriali përfshin një kast aktorësh të njohur. Përveç Kim-it, luajnë edhe Naomi Watts dhe Glenn Close, si dhe Sarah Paulson me Niecy Nash.
Pjesë e serialit janë edhe shumë yje të tjerë të njohur që do të shfaqen si klientë të firmës së madhe ligjore të personazhit të Kim-it, si: Brooke Shields, Elizabeth Berkley, Jennifer Jason Leigh dhe Judith Light.
Naomi dhe Sarah vodhën vëmendjen nga bashkëaktorja e tyre Kim, teksa u shfaqën me veshje provokuese në tapetin e kuq, për premierën e serialit që do të transmetohet në Disney+.