Kim Kardashian ka blerë një varëse të famshme që i përkiste Princeshës së ndjerë të Britanisë, Diana.
Ylli i reality show-t duket se i kishte vënë syrin Kryqit Attallah dhe mundi ta shtinte në dorë në ankandin e Sotheby’s.

Bizhuteria u dizenjua në vitin 1920 nga argjendari Garrard që paraqet një kryq ametisti me diamante të mëdhenj katrorë dhe vlerësohet me 5.25 karatë. Princeshë Diana e mbajti varësen në disa prej daljeve të saj publike, përfshirë një event bamirësie në Londër në vitin 1987.
42-vjeçarja nuk u largua nga Kalifornia për të qenë e pranishme në ankand, por dërgoi një përfaqësues. ‘Lufta’ për të shtënë në dorën bizhuterinë u zhvillua edhe mes 4 ofruesve të tjerë gjatë 5-minutëshit të fundit të shitjes, përpara se përfaqësuesi i Kim Kardashian ta blinte për 163.800 Paund, dy herë më shumë se vlera paraprake e njoftuar nga ankandi.