15.4 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Kim Kardashian bashkë me nënën dhe motrën e saj shkëlqejnë në promovimin e koleksionit të ri

- Advertisement -

Kim Kardashian kishte modelet më të përsosura për ngjarjen e lansimit të ‘NikeSKIMS’ të mërkurën.

Ylli shumëdimensionale, 44 vjeçe, u paraqit e kombinuar me nënën e saj Kris Jenner, 69 vjeçe, dhe motrën Khloé, 41 vjeçe, të veshura krejtësisht në të zeza për eventin gjigant që u mbajt në Bibliotekën Publike të New Yorkut, shkruan DailyMail.


Khloé dhe Kim shfaqën fizikun e tyre të formuar me veshje sportive – leginsa dhe bluza ngjitur pas trupit – ndërsa Kris kishte zgjedhur një xhup me kapuç të zi dhe pantallona të gjera të materialit latex.

Në prezantimin luksoz të koleksionit, Kris dhe Kim u ulën krah për krah në karriget e regjisorëve, ku shumëkush e vuri re ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes nënës dhe vajzës së saj.

Kris foli me krenari për ndërhyrjen e saj të fundit kirurgjikale – një ‘facelift’ që sipas raporteve i kushtoi rreth 100 mijë dollarë, por që i dha një transformim të mahnitshëm.

Për këtë ndërhyrje, ajo u besoi duarve të kirurgut të famshëm Dr. Steven M. Levine, i njohur si “maestro i facelift-it”, i cili njihet për procedurat që fillojnë nga 45 mijë dollarë.

Në një intervistë për Vogue Arabia muajin e kaluar, Kris deklaroi pa ngurrim: “Për mua, kjo është të plakesh me hir. Është versioni im. Kam bërë një facelift rreth 15 vite më parë, ndaj tani ishte koha për një rifreskim. Dua të jem versioni më i mirë i vetes sime – kjo më bën të lumtur”.

Ajo shtoi: “Vetëm pse po plakesh, nuk do të thotë se duhet të heqësh dorë nga vetja. Nëse ndihesh mirë në lëkurën tënde dhe nuk dëshiron të bësh asgjë, atëherë mos bëj asgjë. Por për mua, ky është versioni im i plakjes me hir”.

Kris zbuloi se gjatë operacionit ishte e shoqëruar nga vajza e saj më e vogël Kylie, 28 vjeçe, ndërsa Kim ishte vazhdimisht e pranishme përmes FaceTime.

Ajo theksoi se nuk ka asnjë pendim që ka folur hapur për ndërhyrjen e fundit, duke thënë se kjo mund të jetë frymëzuese për njerëzit që nuk ndihen mirë me veten.

Nga ana tjetër, Kim zgjodhi të debutonte NikeSKIMS me një listë të yjeve sportivë, ku përfshiheshin Serena Williams, Chloe Kim, Sha’Carri Richardson, Jordan Chiles dhe Madisen Skinner.

“Për mua, ishte diçka logjike,” tha Kim për Vogue“Skims është shumë e fokusuar tek trupi – kemi linja plazhi, veshje për shtëpi, shapewear – dhe hapi ynë i radhës ishte të sjellim activewear. Ëndrra jonë ishte bashkëpunimi me Nike: trashëgimia e tyre, inovacioni dhe lidhja me atletët – ishte kombinimi perfekt me dedikimin tonë ndaj formës femërore”.

Në intervistë, Kim zbuloi edhe sekretet e saj për stërvitje, duke thënë se ushtrimet ditore janë të panegociueshme në jetën e saj të ngarkuar.

“E dua palestrën – është terapia ime. Ushtrohem çdo ditë, dhe gjithkush që njoh, stërvitet disa herë në javë,” tregoi ajo, duke shtuar se shpesh dëgjon Justin Bieber Radio gjatë seancave.

Kim bëri të ditur se është e fokusuar kryesisht tek ngritja e peshave: “Jam e apasionuar pas peshave, por për shkak të disa problemeve me shpinën, kam rregulluar disa ushtrime. Bëj më shumë ushtrime për pjesën e poshtme të trupit për të mbajtur tonusin, por gjithashtu kam disa ditë për pjesën e sipërme. Çdo ditë zgjedhim një grup muskujsh dhe përqendrohemi tek ai”.

Ajo shtoi se rutina e saj zgjat rreth një orë e gjysmë, me pesha, stretching dhe pak kardio. Pilates është pjesë e pandashme e stërvitjes së saj: “Nëse nuk bëj pilates të paktën një herë në javë, e ndiej menjëherë tek shpina. Më duhet domosdoshmërisht për shtrirje dhe fleksibilitet”.

Kim pranoi se gjithmonë stërvitet në mëngjes, por me humor shtoi: “Jam ajo lloj personi bezdisës që kontrollon telefonin gjatë ushtrimeve dhe përgjigjet mesazheve, gjë që e nervozon shumë trajnerin tim”.

Megjithatë, ka një lloj stërvitjeje që nuk e preferon aspak: hot yoga. “E kam provuar një herë dhe rashë në gjumë. Mua më zë gjumi kudo, ndaj po më vendose në një pozicion relaksues me sy të mbyllur – menjëherë fle”.

Për të kurorëzuar lansimin, Kim organizoi një festë me yje në Nju Jork, ku të gjithë sytë u drejtuan tek ajo për shkak të një catsuit gri, transparent, që nxirrte në pah format e saj ikonike.

Të ngjashme

Të fundit