7.2 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Kim Jong-Un lejon transmetimin e Premier League, por me kushte të pabesueshme

- Advertisement -

Një lajm i pazakontë vjen nga Koreja e Veriut, ku udhëheqësi Kim Jong-un ka dhënë dritën e gjelbër për transmetimin e ndeshjeve të Premier League angleze në televizionin shtetëror.

Sipas mediave ndërkombëtare, Korean Central Television (KCTV) ka filluar të transmetojë ndeshje të Premier League-s, megjithëse jo në kohë reale.

Ndeshjet shfaqen me vonesë prej disa muajsh dhe janë të redaktuara – duke u shkurtuar nga 90 minuta në rreth 60 minuta.

Burimet raportojnë se gjatë transmetimeve janë hequr pamjet e lojtarëve nga Koreja e Jugut, si Son Heung-min dhe Hwang Hee-chan, si dhe çdo simbol që lidhet me lëvizje sociale perëndimore, përfshirë shirita ylber të komunitetit LGBTQ+.

Të ngjashme

Të fundit