Ylli i famshëm Kim Kardashian do të dëshmojë në gjykatë në Paris sot (e martë), gati një dekadë pasi iu vodhën bizhuteri me vlerë miliona dollarë gjatë javës së modës në kryeqytetin francez.
Dhjetë të dyshuar kanë qenë në gjyq që nga fundi i prillit për grabitjen e armatosur në vitin 2016, ku yllit të reality show-t dhe influencuesit iu vodhën bizhuteri me vlerë rreth 10 milionë dollarë.
Ajo do të dëshmojë në orën 14:00, shkruan DailyMail.
Gjyqi ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike, me gati 500 gazetarë të akredituar.