Kim Kardashian ka bërë një klip me udhëzime se si të vendosen faculetat në një kuti dhe kështu u bë objekt i talljeve në internet.
Gjegjësisht, ajo ka vendosur që përveç grimit dhe të brendshmeve, të shesë edhe sende shtëpiake. Prandaj, ajo filloi të publikojë mësime të cilat, sipas saj, janë të dobishme.
“Nuk mund ta vendosësh një kuti të zakonshme në atë që po e shes unë. Kështu që hapeni kutinë e kartonit, nxirrni pecetat, vendosni në një kuti tjetër dhe vendoseni kapakun. Nxirrni një pecetë përmes hapjes dhe kaq”, ka thënë Kim.