Specat po dalin të jetë lluks më vete – ndërsa diskrepanca e çmimeve mes asaj se në çfarë vlere importohet dhe në sa shitet në treg del të jetë e madhe.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së në Ferizaj, Janina Ymeri, nxori një krahasim të dhënash: Importohet deri në 1.5 euro, kilogrami i specave në treg shitet deri në 5 euro.

 

Postimi i Ymerit:

Çmimi i Specave

⁉️ A është i lartë çmimi i importit të specave – apo vetëm çmimi për ne si blerës?

Kosova aktualisht nuk ka prodhim vendor për specat.

Por sipas të dhënave publike nga Dogana e Kosovës, çmimi mesatar i importit për speca të freskët është vetëm 1.24 € për kilogram, Janar dhe Shkurt 2025.

Edhe për specat që vijnë nga Turqia – vendi prej nga importohet më së shumti – kur përfshihen të gjitha taksat (doganore + TVSH), çmimi total i importit është rreth 1.55 €/kg.

Edhe nëse marrim transportin – ky çmim nuk e arsyeton çmimin që po na ofrohet sot në treg: deri në 4.99 € për kilogram.

➡️Kjo është një pyetje publike për:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Nëse këto të dhëna qëndrojnë, apo ka ndonjë version tjetër zyrtar për këtë dallim kaq të madh, është momenti të sqarohet.

📌 Përndryshe, del që çmimi është “stratosferik” vetëm sepse ka kush paguan. Paguajmë ne sigurisht. Thënë ndryshe “i ha pazari”.

Për ata që janë të interesuar për detaje keni: 🔗 https://dogana.rks-gov.net/Ope…

➡️ Shkarkoni: Open Data Import Janar–Shkurt 2025

🔍 Filtroni kodet: 0709601000 dhe 0709609900

📊 Pjesëtoni: vlerën e mallrave me peshën neto për të gjetur mesataren.

Nëse ka dikush që me argumente reale mund të arsyetojë se çmimi në treg buron nga çmimi i importit, le të urdhërojë në koment.

Shpërndaje