Me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) mëngjesin e sotëm është arrestuar Isni Kilaj, ish kryetar i komunës së Malishevës.
Kilaj u arrestuar vetëm pak orë pasi kishte qenë në një takim bashkë me kandidatët për deputetë të NISMA Socialdemokrate, ku diskutuan për mobilizimin dhe organizimin e strukturave të tyre për fushatën zgjedhore.
Kilaj ishte arrestuar edhe muaj më parë nga Specialja mirëpo ishte liruar më disa kushte. Gjatë këtyre ditëve ai ishte prezantuar edhe kandidat për deputet nga kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai pritet të dërgohet sërish në qendrën e paraburgimit në Hagë së bashku me Bashkim Smakajn e Fadil Fazliun të arrestuar mëngjesin e së enjtes./IndeksOnline